Rihetim privatizimit të ARMO-s. Në verifikim çdo kalim pronësie të kompanisë

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur një hetim të plotë për kompaninë ARMO, që nga procesi i privatizimit e deri tek zhvillimet që kanë pasuar kalimin e pronësisë nga njëra firmë tek tjera.

Sipas një shkrese që disponon Top Channel, prokurori i çështjes, Edvin Kondili ka kërkuar kqyrjen e të gjithë praktikës së privatizimit të 85% të aksioneve të ARMO-s nga kompania “Taçi Oil”, përmes dy shoqërive “Anika Mercuria Refineri” dhe “Amra Oil”. Shitja e ARMO-s u bë në vitin 2008 kundrejt një vlere prej 125 milionë eurosh dhe kontrata u miratua nga qeveria Berisha dhe më pas në Parlament. Ndërkohë, 15% e aksioneve vazhdojnë të jenë në pronësi të shtetit.

Hetimi do të kalojë në sitë ish-zyrtarë dhe kompani private. Përfshirja e prokurorisë për Krimet e Rënda është bërë pasi veprat penale që po hetohen përfshijnë korrupsionin aktiv dhe pasiv për funksionarët e lartë shtetërorë.

Që pas privatizimit, ARMO ka ndërruar disa herë pronarë duke grumbulluar gati 600 milionë dollarë borxhe ndaj shtetit dhe privatëve të tjerë. Aktualisht, shoqëria ka si aksioner kryesor një bankë shqiptare e cila e administron ARMO-n përmes një zinxhiri kompanish, ndërkohë që aktiviteti është dhënë me qira.

Vetëm nga dy qiradhëniet e fundit janë grumbullar borxhe që llogariten në mbi 40 milionë dollarë amerikanë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi