Riformatohet Gjermania, rikthehet Sane, jashtë Khedira

Pas dështimit të bujshëm në Botërorin e kësaj vere ku abdikoi nga froni i futbollit global në mënyrën më të keqe, Gjermania do të riformatojë skuadrën duke lënë jashtë emra të njohur. Viktima e parë nëse mund të quhet e tillë është Sami Khedira, mesfushori i Juventus që nuk do të jetë pjesë e ndeshjeve ndaj Francës në 6 shtator, dhe ndaj Perusë 3 ditë më vonë.

Trajneri i kombëtares gjermane Joachim Löw shpjegoi zgjedhjet e tij në një konferencë shtypi, ndërsa pranoi dhe gabimet në botëror.

“Khedira më tha se nuk do të heqë dorë nga kombëtarja por në pozicionin e tij dua të krijoj hapësira të reja. Ai ndjehet përgjegjës për mënyrën sesi shkoi botërori por paraqitjet e tij do vendosin të ardhmen. Rrezikova shumë nga pikëpamja taktike në Rusi dhe mora ekipin që mendova se ishte më i mirë. Leroi Sane’ do të jetë tani një lojtar i rëndësishëm i Gjermanisë”, tha Joachim Löw.

Mesfusha e gjermanëve në Ligën e Kombeve të UEFA-s në Shtator do përbëhet nga Toni kros, Gyndoan, Goretzka dhe Havertz, të gjithë më të rinj se Khedira që është lënë jashtë. U konfirmuan ndërkohë të tjerë futbollistë që ishin konsideruar të sakrifikuarit e revolucionit në futbollin gjerman, si Tomas Myler dhe Boateng./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi