Rifat Hoxha boton romanin e ri me titull:”1000 VJET DUKE ECUR!”

Historiani dhe shkrimatri i njohur nga Kavaja, Rifat Hoxha, sapo ka nxjerrë në treg librin e tij më të ri, romanin me titull; “1000 vjet duke ecur”. Këtë lajm të mirë e ka publikuar vetë autori z. Hoxha me anë të një statusi në faqen e tij zyrtare në facebook.

Ky është statusi i plotë i Rifat Hoxha:

“”1000 VJET DUKE ECUR!”…
Sot Shtëpia Botuese “JOZEF” nxorri nga procesi i botimit romanin tim të ri “1000 vjet duke ecur”. Është një vepër me sfond historik, që vjen deri në ditët tona. Një proces historik një mijë vjecar, që ende nuk është kryer. Një popull që aspiiron prej një mijë vjetësh….
Një mijë vjet duke ecur. Një mijë vjet duke ikur… Ku shkojnë? Rruga është plot zigzake. E gjatë. Pafundësisht e gjatë. Në një krah deti i gjere pa anë e fund. Në tjetrën hone, gremina e humnera…Ku shkojnë këta njerëz? Dielli në sfond është një shpresë. Drej asaj janë nisur. Vallë a do të arrijnë? Rruga e gjatë. Pafundësisht e gjatë… Duket se orientimi i tyre është Perëndimi… Drejt Perëndimit…
Kështu ka ecur shqiptari prej një mijë vjetësh. Në romanin historik “Një mijë vjet duke ecur”, fabula është sa e thjeshtë, aq e fuqishme. Madje, ajo është një sagë unikale në përmasa botërore. Një dërgatë arbëreshe në vitin 1080 niset për në Bari. kërkojnë ndihmën e Mbretit Robert Guiskardi, Kërkojnë ndihmën e tij ushtarake për t’u shkëputur nga sundimi i Bizantit. Bizanti është lindje… Arbëria nuk është Lindje… Arbëria është Perëndim. Arbëria që para një mijë vjetësh ka tentuar të bashkohet me Familjen Perëndimore…
Kështu kemi ecur një mijë vjet… Të njëjtën gjë bëjmë edhe sot… Të ikim!…Udhëheqës kemi gjurmët e paraardhësve tanë. Nën gjurmët e tyre ecim edhe sot. Është historia e një populli që tenton prej një mijë vjetësh të bashkohet me Perëndimin. A njihet një rast tjetër si ky në historinë botërore? Një mijë vjet duke ecur… Një mijë vjet… Sa e gjatë paska qenë kjo rruga e bashkimit…”

/Drita Tv/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi