Rexhep Selimi: Thaçi lan borxhe me koka njerëzish

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka qenë i ashpër me presidentin Hashim Thaçi, duke e cilësuar si përgjegjës kryesor për deportimin e gjashtë shtetasve turq javën e shkuar.

Ai ka kërkuar që në listën e shkarkimeve të përfshihet edhe kreu i shtetit, meqë sipas Selimit dëbimi i turqve ishte borxh i larë i Thaçit për pazaret e shumta që ka bërë.

“Thaçi lan borxhe me koka njerëzish. Mos u çuditni nëse këtë gjë e ka bërë në të kaluarën. Mos u çuditni nëse këtë do ta bëjë edhe në të ardhmen”.

“Të fillohet me shkarkimin e atij që e mori përsipër këtë punë. Shkarkimi i presidentit do të duhej të ishte detyrë e parë e këtij parlamenti, nëse keni kaçik”.

“Shteti atë ditë u pa që ka rënë, sepse mafia politike i ka kapur majat, në këtë rast majën e shtetit”.

“Deputetë, e kemi borxh që ndaj qytetarëve të Kosovës të jemi transparent dhe t’u tregojmë që ky shtet tashmë nuk po funksionon”.

“Deportimi i shtetasve turq tregoi edhe njëherë që kredibiliteti i këtij shteti ka rënë. Atë ditë, përveç që është shkaktuar dëm i madh ndaj shtetit, është shkaktuar edhe ndaj moralit qytetar të këtij vendi. Ajo që ndodhi atë ditë nuk duhet të përsëritet më”. /kk/.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi