Rexhep Mala e Nuhi Berisha, figura qendrore të rezistencës shqiptare për liri

Sot bëhen 35 vite nga rënia heroike e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, dy figura këto qendrore të rezistencës shqiptare dhe përpjekjeve të popullit shqiptar për liri e pavarësi. Andaj sot me krenari kujtojmë  këto dy figura  të rezistencës dhe sakrificës sonë kombëtare që ishin edhe bërthama e parë e lëvizjes studentore të vitit 1981.

Ishte nata ndërmjet 11 e 12 janarit 1984, dhe gjatë përleshjes me forcat policore serbe, në Kodrën e Trimave në Prishtinë ranë heroikisht Rexhep Mala e Nuhi Berisha.

Të dy heronjtë ishin  prejardhje nga Komuna e Kamenicës të cilët duke qenë studentë të ushqyer me ndjenjën e lirisë filluan rezistencën kombëtare qysh në hapat e parë të studimeve. Me iniciativën e Rexhep Malës dhe të bashkëveprimtarëve të tjerë atë kohë formohet Komiteti i Studentëve në kuadër të Grupit Revolucionar, i cili do t’i shërbejë Lëvizjes çlirimtare të shqiptarëve si bërthamë e parë për lëvizjen e pranverës studentore të vitit 1981.

Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha provuan të vihen në themelet e një organizimi të lëvizjes çlirimtare, që vepronte në vazhdimësi, kurse në vitin 1973 filluan veprimtarinë e tyre në botimin e gazetës “Zëri i Kosovës”. Ata kishin vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës dhe guximin e duhur për të vepruar kundër regjimit të atëhershëm.

Kështu sot Rexhepi e Nuhiu vlerësohen si dy nga figurat qendrore të rezistencës dhe përpjekjeve të popullit shqiptarë të Kosovës për liri e bashkim kombëtar, dhe janë çmuar për trimërinë, sakrificën e lartë dhe aftësitë organizative.

Andaj edhe sot sakrificën, rezistencën dhe qëndresën patriotike e heroike me krenari flasin bashkëveprimtarët, luftëtarët e lirisë, bashkëpunëtorët kur  asnjëherë nuk harrojnë dhe në kujtim të tyre shprehin nderin dhe respektin për ata që dhanë jetën për lirin që po e gëzojmë sot.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi