Rexhep Hoti nënshkruan memorandum me Komunën e Pejës

Rexhep Hoti, Koordinator Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, sot nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, për implementimin e Programit Nacional për Rininë për të gjithë nxënësit dhe studentët e kësaj komune.

“Programi Nacional për Rininë është hartuar për secilin nxënës të secilës shkollës, duke filluar nga niveli fillor, i mesëm i ulët dhe niveli i mesëm i lartë. Ky program parasheh përfshirjen e të gjithë nxënësve dhe studentëve në garë dhe pres që të gjithë ata të përfitojnë nga ky program”, u shpreh Koordinatori Hoti.

Nga ana e tij, Kryetari Muhaxheri theksoi se do ta mbështesë Programin Nacional për Rininë sepse do t’i ndihmojë Pejës veçanërisht në sport.

“Përmes këtij programi ne do ta finalizojmë projektin e futjes së sportit nëpër shkolla. Ne kemi ndërtuar shtegun e atletikës që në raport me programin do të mundësojë zhvillimin e garave në atletikë”, tha Kryetari Muhaxheri.

Koordinatori Hoti ishte i shoqëruar edhe nga zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Azem Guri. “Ministria e Arsimit e mbështet fuqishëm Programin Nacional për Rininë dhe ne do ta mbështesim koordinatorin për çka do që të jetë nevoja për të mirën e të rinjve”, potencoi Guri.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është asistimi i ndërsjellë për implementimin e Programit Nacional për Rininë si dhe aranzhimin e përbashkët të aktiviteteve që kanë për synim promovimin e diturisë, kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik si dhe sportit.​​

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi