Revista prestigjioze “National Geographic” shkruan arsyen pse duhet të vizitohet Prizreni

Kosova është radhitur në vendin e pestë të ranglistës së revistës prestigjioze “National Geographic”, që paraqet “10 vendet të cilat meritojnë më shumë turistë”.

Qyteti i Prizrenit me gërshetimin arkitekturor tradicional me atë bashkëkohorë dhe viset malore tejet atraktive, më së shumti është përfolur në superlativa.

Revista prestigjioze e cilëson Kosovën si një vend që akoma nuk po konsiderohet si shtyllë e fortë në gjurmimet turistike, ndonëse mund të cilësohet si e tillë, përcjellë Ndërtimi.info.

“Kosova një vend i konfliktit të dhunshëm dhe tensionit politik midis serbëve etnikë dhe kosovarëve  gjatë viteve 1980 dhe 1990, kulmoi me Luftën e Kosovës të viteve 1998-89. Kosova kaloi pothuajse një dekadë si një protektorat i OKB. Sot, megjithatë, ky shtet i  porsa pavarur është një nga destinacionet më emocionuese të Evropës me udhëtimet ekonomiko-aventuriere”, thuhet në përshkrimin e National Geographic për shtetin e Kosovës.

Sipas “National Geographic” Kosova duhet të vizitohet për këto arsye: “Ndonëse është shkruar shumë për kulturën e kafeneve të Prishtinës, bohemja e Kosovës është në jug të vendit. Qyteti mesjetar i Prizrenit – një qytet malor i kodrës së hamameve osmane dhe bazilikave të shekullit XIV – është një bazë e përkryer për të shëtitur (ose skijuar) në Malet e Sharrit, ose thjeshtë të soditësh lumenjtë që shpojnë mes gjelbërimit të qytetit prapa kodrës së kështjellës (duket se është fjala për “Marashin”). I ruajtur mirë, pa sterilitetin e ‘qytezave të vjetra’ të rinovuara nga fqinjët e Ballkanit si Sarajeva. Rrethi historik i Prizrenit është një labirinth i çatisë së terrakotave (kulla të kuqe), minareve dhe kafeneve me çati të kuqe.

Nëse nuk flisni shqip, mos e keni merak sepse shumë kosovarë të rinj flasin në gjuhën angleze dhe brezat më të vjetër flasin gjuhën gjermane. Mund të bëni edhe një udhëtim me taksi (kushton rreth 20 dollarë) nga Prizreni deri në Brod, një fshat i madh, i ndërtuar me gurë dhe me vetëm një furrë në zemër të Maleve të Sharrit. Goranët, banorët vendas të Brodit, përkujdesen për kuaj (fshati thuhet se ka më shumë kuaj se makina). Biles, kuajt janë më të lehtë të merren me qera. Shtigjet për ecje dhe kalërim nëpër Brod variojnë nga sezoni në sezon, varësisht nga stina.

Një tjetër hotel që gjendet pranë quhet “Arxhena” dhe ka një stil mjaft antik. Ajo ofron një një eksperiencë turistike, të kompletuar me qasje në shpatet e e maleve rrëzë qytetit.

Këshillë praktike: Shëtitja jashtë zinxhirit malor mbetet një prej atraksioneve më të fuqishme të Kosovës, kujdes mos u largoni shumë. Ashtu si pjesa më e madhe e Ballkanit, Kosova di të jetë e egër, si pasojë e disa minave tokësore ekzistuese dhe aktive të luftës së fundit aty, veçanërisht përgjatë kufirit Kosovë-Shqipëri.

Jashtë kësaj top listeje nuk ka mbetur as Shqipëria e cila rradhitet në vendin e 7-të, duke u vlerësuar për kombinimin e hapësirave bregdetare me amfiteatragreko-romak.

Për dekada të tëra, Shqipëria ishte midis vendeve më pak të vizituara dhe më pak të arritshme në Europën Juglindore. Si një kështjellë virtuale nën taktikat izoluese të diktatorit komunist Enver Hoxha (i cili kaloi katër dekada duke ndërtuar mbi 700,000 bunkerë mbrojtës të panevojshëm dhe kryesisht të padobishëm në të gjithë vendin), Shqipëria u rrëzua në kaos pas vdekjes së Hoxhës në vitin 1985.

Sot, megjithatë, Shqipëria nuk është më pak e sigurt se homologët e saj më të mirë të kalitur në Adriatik. Industria e turizmit është në rritje, e përqëndruar rreth qyteteve të listuara në mënyrë të përpiktë të UNESCO-s, duke përfshirë Beratin dhe Gjirokastrën dhe shtrirja e njohur si harku i Rivierës Shqiptare – tani sjell pothuajse 3.5 milionë turistë në vit.

Pse ta vizitosh: Plazhet e Adriatikut në Itali dhe Kroaci janë transformuar kryesisht në komplekse turistike të mbushura me njerëz, plazhet bregdetare të Shqipërisë, janë të mbushura me amfiteatro greko-romakë dhe me zbukurime.

Në përzgjedhjen e “National Geographic”, Armenia zë vendin e parë, duke vazhduar pastaj me Nikaraguen, Nepalin, Iranin, Kosovën, Uzbekistanin, Shqipërinë, Timor Leste dhe Gjeorgjinë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi