Restoranti “VIP” i Messi-t jep ushqim falas për të pastrehët!

Restoranti i Lionel Messit ka nisur të sigurojë ushqim dhe pije falas për të pastrehët në Argjentinë.

Vendi po përballet me një klimë të ftohtë – 15 gradë maksimalja momentalisht, dhe që nga e premtja restoranti Rosario VIP, po ndihmon personat në nevojë duke u dhënë ushqime të nxehta.

Aksioni do të vazhdojë edhe për dy javë të tjera, derisa situata të përmirësohet.

“Situata ekonomike në Argjentinë është e komplikuar dhe Messi u kërkoi atyre që janë përgjegjës për restorantin e tij në Rosario që të hapin dyert për njerëzit që jetojnë në rrugë dhe t’i ushqejë ata pa pagesë.

Messi është mjaft i përfshirë në filantropi. Në fillim të këtij viti fondacioni i tij bamirës, “Fondacioni Leo Messi”, u bashkua me Fondin Ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara për Emergjencën (UNICEF) për të mbështetur zhvillimin e projekteve të ndryshme në Kenia.

Fondacioni i tij u angazhua për krijimin e kuzhinave për të pastrehët dhe hapjen e puseve për ujë të pijshëm. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi