Restaurimi i “Ora e natës”, live dhe online për të gjithë adhuruesit

Adhuruesve të artit u është rezervuar një surprizë e bukur. Shumë shpejt, ata do të kenë mundësi të asistojnë restaurimin e drejtpërdrejtë dhe “online” të njërës prej pikturave më të famshme të botës.

“Ora e natës” e Rembrandtit do t’i nënshtrohet një ripërtëritjeje miliona euroshe në “Rijksmuseum” të Amsterdamit, përpara syve të publikut që do të ketë mundësi të ndjekë çdo veprim drejtpërdrejt.

Projekti unik nis korrikun e vitit 2019. Ai praktikisht i heq vellon e misterit një procesi të mbajtur sekret deri më tani. Vepra e mjeshtrit të madh do t’i rikthehet lavdisë së saj të dikurshme, por kjo do të bëhet në një mënyrë të shumëpritur për kureshtarët, që e kanë pyetur veten prej kohësh sesi realizohet një restaurim kaq delikat.

“Mbi dy milionë njerëz në vit vijnë për të parë ‘Orën e natës’. Është një pikturë, të cilën e adhurojnë të gjithë, ndaj menduam se është e drejtë që njerëzit ta shohin se çfarë do të bëjmë me të”, tha Taco Dibbits, drejtor i “Rijksmuseum”.

Ndërhyrja e fundit madhore e bërë pikturës ndodhi përpara 40 vitesh, kur një i sëmurë mendor e goditi me thikë. Projekti i ri nuk do të mbyllet brenda natës. Sipas Dibbits, do të nevojiten vite dhe një kosto mjaft e lartë, derisa krenaria e muzeut të famshëm holandez të arrijë shkëlqimin e vet maksimal./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi