“Republika sërspka” e Bosnjës dhe Serbia të jenë një

Në Banjallukë janë mbajtur manifestime me rastin e “Ditës së Republikës Sërpska”, edhe pse kjo ditë është shpallur e paligjshme nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës.

Ngjarjet në Banja Llukë, qendrën administrtative të entitetit serb, kanë kujtuar 9 janarin e vitit 1992, kur serbët e Bosnjës kanë shpallur themelimin e Republikës Sërpska.

Zyrtarët ndërkombëtarë dhe udhëheqësit politikë boshnjakë e kundërshtojnë këtë ditë, duke thënë se krijimi i Republikës Sërpska ka shënuar fillimin e luftës së Bosnjës më 1992-1995.

Në rrugët e Banja Llukës kanë parakaluar sot pjesëtarë të policisë speciale të Republikës Sërpska, pastaj pjesëtarë të Ministrisë së Brendshme, invalidë të luftës, zjarrfikës, studentë e të tjerë.

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, tha se populli serb ka sot dy shtete: Republikën Sërpska dhe Serbinë.

“Dua që Republika Sërpska dhe Serbia të jenë një”, tha Dodik./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi