Rëndohet bilanci/ Humbin jetën nga Covid 19 tre pacientë, 79 raste të reja në 24 orë

Rëndohet bilanci nga Covid 19 në vendin tonë. Shkon në 157 numri i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë.

Në përditësimin e të dhënave këtë të premte, MSH-ja deklaroi se kanë humbur jetën tre pacientë të shtruar në dy spitalet Covid. Bëhet fjalë për një 56 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana me disa bashkëshoqëruese dhe një 90 vjeçar nga Elbasani.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 16 janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 500 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 79 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 56 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, nga 3 raste Fier, Lushnje, nga 1 rast në Elbasan, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Divjakë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2952, që nga fillimi i epidemisë.

Sipas Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor: “Kanë vijuar testimet për personat e dyshuar të prekur me Covid19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton të përdorni maskën kudo në ambientet e mbyllura dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën”.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rekomandon çdo qytetari të tregojë kujdes për respektimin e rregullave: Ruani distancën nga të tjerët të paktën 1.5 metër; Mbani maskë në ambiente të mbyllura dhe kudo ku nuk mund të ruani distancën. Ruani higjienën personale dhe kolektive.
Nëse keni shenja të sëmundjes izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (31 Korrik 2020)
Testime totale 41199
Raste pozitive 5276
Raste të shëruara 2952
Raste Aktive 2167
Humbje jete 157 (Qarku Tiranë 83, Shkodër 24, Durrës 20, Fier 7, Elbasan 6, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1191
Durrës 256
Shkodër 209
Vlorë 94
Fier 83
Lezhë 82
Kukës 65
Korçë 60
Elbasan 47
Gjirokastër 29
Berat 27
Dibër 24

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

25-vjeçarja shkel urdhrin e “shtet-rrethimit”, aksidentohet rëndë me makinë

DIVJAKË- Një aksident me pasojë plagosje ka ndodhur me fshatin Mize të bashkisë së Divjakës. E plagosura është identifikuar si Paola Daka 25-vjeç. Ajo...

Kushtëzimi i Prishtinës për mos pagesat e mbeturinave, reagon kryetari i KMDLNJ-së

      Komuna e Prishtinës ka filluar që të bëjë faturimin e taksës së mbeturinave që nga 1 janari i vitit 2018. Nëse konsumatori nuk i...

Nënshkruhet marrëveshja për mbrojtjen e pronës së qytetarëve nga zjarri

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu dhe drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën e...

Së fundi

Sot në Gjermani filloi testimi i detyruar i udhëtarëve.

Siç ishte paralajmëruar, sot në Gjermani ka filluar testimi i detyruar për koronavirus për të kthyerit nga zonat e rrezikut. Qindra njerëz janë ekzaminuar...

Si të Përgatisni Reçelin e Kumbullave në Dy Mënyra

Në doni të ëmbëlsoni veten apo më të dashurit tuaj apo në doni një gosti të veçantë për miqtë përgatisni reçel me kumbulla. Të freskëta...

Basha : Po rivriten nga qeveria ortake e krimit të organizuar. Gjaku dhe sakrifica sublime e tyre nuk do të shkojë dëm!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kujton 4 efektivët e Policisë të vrarë në krye të detyrës Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj dhe...