Rektori i Universitetit të Pejës: KSHC ka shkelur kodin e etikës, ka bërë zbulimin e informacioneve

Fadil Millaku, rektor i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, ka vlerësuar se Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka bërë shkelje procedurale, mbi bazën e së cilës do të paraqesin edhe ankesë.

Millaku në emisionin e mëngjesit në Klan Kosovës ka përmendur disa veprime të këtij institucioni, i cili nuk ia akreditoi asnjë program universitetit të Pejës.

“Në momentin që e merr mbrapa raportin nga institucioni i jashtëm mund të përgjigjeni për dy javë. Neve na është dashur të përgjigjemi për tre ditë”.

“Gjithashtu i ka tejkaluar të gjitha afatet për dorëzimin e raportit”.

“KSHC ka shkelë kodin e etikës për shkak se ka bërë zbulimin e informacionit. Kjo nuk është dashur të publikohej”.

Ndër kushtet që Universiteti “Haxhi Zeka” nuk i ka përmbushur, sipas Millakut janë mungesa e fushave sportive, bufesë, vendeve rekreative, stafit akademik dhe administrativ që njohin gjuhen angleze.

Ai tregoi edhe si janë përgatitur.

“Ne jemi bazuar në rekomandimet e katër ekspertëve te vitit 2015 për akreditimin e programeve”.

“Koha kur i kanë vendose standardet e reja ka qene periudhe shume e shkurtër për t’u përgatitur”.

Rektori Millaku gjithashtu njoftoi se i kanë dërguar letër KSHC-së dhe se kanë kërkuar organizimin e një rivlerësimi, por që nuk kanë marrë përgjigje mbrapa.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi