Rekord në Belgjikë: Pëllumbi shitet për 1.4 milion dollarë në një ankand online

Në një ankand online të mbajtur në Belgjikë, një pëllumb me emrin Armando është shitur për një shumë marramendëse prej 1.252.000 euro (1.4 milion dollarë), njoftoi media e belgëve të dielën më çka është bërë shpendi më i shtrenjtë në botë.

Siç bëhet e ditur, pëllumbi postier i moshës pesëvjeçare, njëherësh kampion i shumëfisht në garat në shtigje të gjata, është blerë nga një kinez, emri i të cilit nuk është zbuluar.

Megjithatë, theksohet se pëllumbi i blerë nuk do të përdoret për gara, por vetëm për qëllime riprodhuese.

Armando ishte pritur të thyej rekordin e mëparshëm prej 376,000 euro (425,000 dollarë) që ishte paguar për një pëllumb që quhej Nadine – por jo me një diferencë kaq të madhe.

“Këtë javë u bë e qartë se Armando do të ishte pëllumbi më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë në një ankand online,” shkroi specialisti në faqen e pëllumbave të parajsës (Pipa.be).

Gara e pëllumbave është traditë në Belgjikë, Britani, Francë veriore dhe Holandë, megjithëse është në rënie.

Por, interesimi nga blerësit aziatikë viteve të fundit, duke pasur parasysh praktikën i ka dhënë një gjallëri të re të jetës. /tesheshi.com

 

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Gazpromi u “nënshtrohet” rregullave antimonopol të BE-së

Rregullatorët antimonopol të Bashkimit Europian pritet të pranojnë lëshimet e bëra nga Gazpromi rus gjatë javëve të ardhshme, të cilat synojnë të adresojnë shqetësimet...

Pragsamiti i diasporës, Majko ftesë opozitës për pjesëmarrje

Pandeli Majko, ministri i Shtetit për Diasporën, i ftuar në emisionin “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja, deklaroi se opozita është ftuar në Samitin...

Xhafaj: Vettingu, shumë shpejt do të shohim rezultatet e para

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj duke folur në konferencën “Lufta kundër krimit” , tha se nismat me tolerancë zero kundër krimit janë në sinkron...

Së fundi

Itali, konfirmohen 681 vdekje të reja nga COVID-19

Italia ka raportuar 681 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 15.362 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi...

Apeli i ri i IKShP-së: E kemi ende situatën nën kontroll, ju lutem rrini në shtëpi

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka lëshuar një apel tjetër sa i përket gjendjes me koronavirusin në Kosovë, specifikisht respektimit të masave kundër përhapjes...

Kosova me më së paku të prekur me Covid-19 në rajon, prin Serbia

Republika e Kosovës po del të jetë vendi me më së paku persona të infektuar më koronavirus në rajon. Kosova deri më tani ka të...