Rekord diplomatik: Erdogan, takim me Putinin në Moskë: i teti në 13 muaj

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë Rusinë në janar, ku do të flasë me Vladimir Putinin.

Sipas mediave turke, dy liderët do të diskutojnë një gamë të gjerë çështjesh, duke përfshirë situatën në Siri dhe blerjen e sistemit S-400.

Anadolia rikujton se vitin e kaluar, Erdogan dhe Putin kishin shtatë takime dhe folën në telefon 18 herë.

Në fund të dhjetorit 2018, anëtarët e delegacionit turk, të përbërë nga ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes, u takuan në Moskë me homologët rusë.

Ata diskutuan situatën në Siri dhe tërheqjen e forcave amerikane nga ai shtet arab.

Pas përfundimit të bisedimeve, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu tha se Ankaraja synon të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Rusinë dhe Sirinë. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi