Regjimi i Asadit vazhdon sulmet në Idlib, disa civilë të vdekur

Të paktën 5 civilë kanë humbur jetën, ndërsa të paktën 6 civilë janë plagosur si pasojë sulmeve artilerike të regjimit të Bashar Al-Asadit në Siri dhe grupeve terroriste të mbështetura nga Irani, brenda “zonës së deeskalimit në Idlib”.

Drejtori i Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardhë) në Idlib, Mustafa Haj Jusuf, në deklaratën për AA tha se forcat e regjimit vazhdojnë të kryejnë sulme sistematike ndaj vendbanimeve më të mëdha të Idlibit ku jetojnë qindra mijëra civilë.

“Në sulmet e forcave të regjimit në qarkun Han Shejhunm kanë humbur jetën 5 civilë, ndërsa mbi 6 civilë janë plagosur”, tha ai.

Në sulmet e ajrore dhe tokësore të forcave të regjimit në “zonë e deeskalimit në Idlib”, që nga fillimi i viti kanë humbur jetën 68 civilë, ndërsa janë plagosur mbi 260 të tjerë.

Forcat e regjimit të Asadit nuk kanë ndërprerë sulmet e tyre pavarësisht marrëveshjes së Soçit të nënshkruar mes Turqisë dhe Rusisë për të forcuar armëpushimin në Idlib. Ndërsa opozitarët ushtarakë më 10 tetor 2018 tërhoqën armët e rënda nga rajoni ashtu siç e parashikon edhe marrëveshja e Soçit, nënshkruar më 17 shtator 2018.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi