Regjimi i Asadit shkel 369 herë marrëveshjen e Soçit, vret 45 civilë

Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut (SNHR) njofton se regjimi i Bashar al-Asadit pas nënshkrimit të marrëveshjes së Soçit, ka sulmuar 369 vendbanime brenda “zonës së deeskalimit”, ku vrau 45 civilë.

SNHR bëri të ditur se që nga 17 shtatori kur është nënshkruar marrëveshja e Soçit, në sulmet e regjimit të Asadit kanë humbur jetën 45 civilë prej të cilëve 6 gra dhe 22 fëmijë.

Në raport thuhet se nga shkeljet 145 janë bërë në Idlib që gjendet brenda zonës së deeskalimit, 22 në Halep dhe 202 në Hama.

SNHR gjithashtu theksoi se mes 5 majit 2017 kur tre qytetet e lartpërmendura ishin zgjidhur si zona të deeskalimit deri më 17 maj 2018, në sulmet ajrore dhe tokësore të Rusisë dhe regjimit kanë humbur jetën 1.856 civilë. Prej tyre 313 gra dhe 476 janë fëmijë.

Në raport më tej thuhet se në të njëjtë periudhë vendbanimet janë sulmuar me 1.167 bomba fuçi, ndërsa janë shënjestruar 346 qendra (xhami-shkollë-qendra shëndetësisë-qendra të mbrojtjes civile).

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi