Regjimi i Asadit përgatitet për sulmin e mundshëm të SHBA-ve

 

 

Regjimi i Bashar al Asadit në Siri dhe terroristët e huaj të mbështetur nga Irani janë duke zbrazur bazat ushtarake në Damask dhe Humus për shkak të sulmit të mundshëm të SHBA-ve.

Regjimi i Asadit ka kaluar në gadishmëri ndaj sulmit të mundshëm të SHBA-ve pas një sulmi kimik të kryer në rajonin e Gutës Lindore të Damaskut.

Në kuadër të kësaj gadishmërie regjimi po ndryshon vendet e pajisjeve dhe elementeve të cilët ndodhen në bazat ushtarake në periferi të Damaskut dhe Homsit.

Terroristët e huaj të mbështetur nga Irani, të vendosur në bazat e Dumajr dhe es-Sin në rajonin e Kalamunit në pjesën veriore të Damaskut u zhvendosën drejt kufirit libanez.

Ndërsa disa nga pajisjet ushtarake në këto baza u dërguan në aeroportin civil në Damask. Gjithashtu pajisjet raketore dhe municionet janë shpërndanë në zonat rurale kundër rrezikut të goditjes.

Pajisjet ushtarake dhe elementët e vendosur në bazën ajrore T4 në Homs u transportuan në bazat Nejrab në qendër të Halepit dhe Kuveyris në lindje. Luftëtarët e huaj terroristë pro-regjimit atje gjithashtu u drejtuan për në rajonin Dera në jug dhe kufirin e Libanit.

Regjimi i Assadit, që po përpiqet të mbrojë avionët në bazat ajrore kundër operacioneve të mundshme ushtarake të SHBA-ve dhe aleatëve të tyre, avionët aktualë të tipit IL-76 dhe SU i ka dërguar në bazën Himejmim dhe aeroportin ushtarak Hama që përdoret nga Rusia në Latakia.

Në sulmin e ndërmarrë më 7 prill me armë kimike nga regjimi i Asadit në Siri kundër vendbanimeve civile në Duma, e cila ishte pika e fundit nën kontrollin e opozitarëve në Gutën Lindore humbiën jetën 78 civilë.

Pas kësaj SHBA-të në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) paraqitën një rezolutë e cila parashikonte formimin e një mekanizmi për të hetuar dhe përcaktuar përgjegjësit e kësaj masakre, rezolutë kjo ndaj të cilës Rusia vendosi veto.

Presidenti amerikan Donald Trump në llogarinë e tij në Twitter lidhur me Sirinë shkroi: “Rusi bëhu gati. Raketat po vijnë. Nuk duhet të bëhesh partner me kafshën që vret popullin e tij dhe vrasësin që kënaqet kur përdor gazin helmues”. Me këtë paralajmërim Trump dha mesazhin se në një kohë të afërt mund të ndërmerret një operacion në Siri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi