Regjimi i Asadit kundër planit të SHBA-ve për “ushtrinë PYD/PKK”

Regjimi i Bashar al Asadit ka reaguar kundër planit të SHBA-ve për militarizim të organizatës terroriste PYD/PKK në veri të Sirisë dhe këtë organizatë e vlerësoi si “të pabesë”.

Agjencia e lajmeve e regjimit sirian SANA ka shkruar se një burim nga Ministria e Punëve të Jashtme ka dënuar planin e zyrtarëve të SHBA-ve për militarizimin e PYD/PKK-së.

Në lajm thuhet se qëndrimi i SHBA-ve është një sulm i hapur ndaj sovranitetit, unitetit dhe integritetit territorial të Sirisë.

Zyrtari i regjimit, në një deklaratë për SANA i ka vlerësuar si “të pabesë” ata të cilët qëndrojnë në radhët e PYD/PKK-së, e mbështetur nga SHBA-të.

Zëdhënësi i koalicionit kundër DEASH-it, nën kryesimin e SHBA-ve, koloneli Ryan Dillon në një deklaratë për AA dje tha se “Koalicioni është duke bashkëpunuar me Forcat Demokratike Siriane (SDG) (pas së cilës fshihet identiteti i vërtetë i strukturës terroriste PYD/PKK) për themelimin e ‘Forcave të reja të Sigurisë Kufitare'”.

Në lajmin e publikuar më 9 janar nga AA doli në shesh plani në fjalë i SHBA-ve dhe organizatës terroriste.

Që nga fillimi i luftës së brendshme e deri më tani PYD/PKK dhe regjimi i Asadit nuk kanë patur ndonjë përleshje të madhe dhe ende vazhdon bashkëpunimi i tyre në fusha të shumta. Palët të cilët së bashku i mbrojnë fushat e naftës dhe e ndajnë naftën e nxjerrë, po bëjnë trajnime dhe operacione të përbashkëta ushtarake.

Sipas matjeve të zonës së hartave nga AA, PYD/PKK ka pushtuar një të katërtën e territorit sirian, që ka sipërfaqe prej 185 mijë kilometra katrorë.

Ministri i Punëve të Jashtme të regjimit sirian, Velid Muallim më 26 dhjetor të vitit 2017 dërgoi një mesazh tek PKK/PYD-ja me ç’rast tha se kërkesa për autonomi mund të negociohet. Por, në negociatat mes organizatës dhe inteligjencës së regjimit gjatë muajit tetor të vitit të kaluar nuk ishte arritur në ndonjë marrëveshje.

Së fundmi, palët arritën marrëveshje për koordinim të menaxhimit dhe të sigurisë së disa lagjeve në qendër të qytetit Halep, të cilat janë nën pushtimin e organizatës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi