“Rega” pritet të shpëtojë 300 jetë njerëzish më shumë në vit

Shërbimi Zviceran Fluturues i Shpëtimit nga ajri “Rega”, në të ardhmen do të mund të funksioniojë edhe në kohë me mot të lig, ashtu si dhe gjatë natës dhe në fundjava.

Kjo gjë deri tash nuk ka qenë e mundur pasi që Rega në kushtet e përmendura nuk kishte të drejtë t`i përdorte stabilimentet e nevojshme për sigurimin e fluturimeve.

Ndërsa tash Zyra Federale për Fluturime Civile (Bazl) ia ka lëshuar asaj një leje të jashtëzakonshme, me të cilën fluturimet mund të realizohen edhe gjatë kohës jashtë orareve të zakonshme të punës.

Llogaritet se falë zgjerimit të mundësive për fluturim, Rega do të mund të shpëtojë deri në 300 jetë më shumë se deri më tash.

Në këtë mënyrë do të bëhen të mundshme në çdo kohë të gjitha fluturimet e ashtuquajtura “instrumentale”. Helikopterët për shpëtim do të kenë mundësi që të fluturojnë me autopilot falë një rrjeti të linjave ajrore të caktuara më parë./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi