Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili nuk ka kursyer edhe sot kritikat ndaj kreut të qeverisë, Edi Rama. Përmes një postimi në faqen e tij të “Facebook”, Vasili teksa komenton vendimin e Presidentit, për të refuzuar Gent Cajkën si ministër i Jashtëm, shkruan se Rama u poshtërua.
Vasili shton se Shqipëria ka një kryeministër të zi, por që ende ka shpresë.
“Shqiperia plot ngjyra ka nje kryeminister te zi.
Sot bufonet me meditje te zeze u poshteruan perballe perballe statalizmit shembullor te ligjit dhe kushtetutes.
Shqiperia po po ka shprese”, shkruan Vasili.