“Refugjatët Rohingya të ekspozuar nga sëmundje vdekjeprurëse”

I dërguari special i Kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau, për Mianmarin, Bob Rae paralajmëroi se afër 700.000 refugjatë të Mianmarit të dëbuar në Bangladesh janë të ekspozuar ndaj një rreziku të lartë të sëmundjeve vdekjeprurëse para fillimit të sezonit monsun në rajon.

Përfaqësuesi Rae në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme kanadeze ka publikuar një raport gjithëpërfshirës prej 39 faqesh rreth situatës në Mianmar dhe Bangladesh.

Raporti është publikuar nën titullin “Thuaju atyre se edhe ne jemi njerëz/Çfarë mund të bëjë Kanadaja dhe bota për refugjatët Rohingya?”, kurse autori u ka bërë thirrje autoriteteve të Kanadasë për të marrë një rol udhëheqës në zgjidhjen e krizës të pakicës muslimane të shtypur në Mianmar.

Ai paralajmëroi për sezonin e shirave monsun dhe tha se refugjatët e Mianmarit në Bangladesh do të jenë të rrezikuar nga përmbytjet, rrëshqitjet e tokës dhe sëmundjet infektive që shoqërojnë fatkeqësi të tilla natyrore.

Duke falënderuar Qeverinë e Bangladeshit për ndihmën për refugjatët Rohingya, Rae tha se refugjatëve duhet urgjentisht t’u sigurohen ambiente të reja në Cox’s Bazar.

Rae në raport ka bërë 17 rekomandime për të ndihmuar refugjatët Rohingya, kurse Qeveria e Kanadasë ka sugjeruar një plan katërvjeçar me koston vjetore të planit me 150 milionë dollarë.

Duke theksuar rëndësinë e adresimit të problemeve të muslimanëve të Mianmarit, Rae, ka thënë se plani i tij ka për qëllim të ndihmojë këtë popullsi në Mianmar dhe në Bangladesh.

“Lëshimi i vizave dhe leja e punës për ndihma humanitare ndërkombëtare është një detyrë që Qeveria e Bangladeshit duhet të bëjë urgjentisht”, tha Rae.

Rae po ashtu ka thënë se Kanadaja duhet të vazhdojnë dialogun dhe bashkëpunimin aktiv me autoritetet e Mianmarit dhe se të gjithë përgjegjësit për krime dhe gjenocid kundër Rohingyave duhet të ndiqen penalisht në gjykatat e Kombeve të Bashkuara.

Duke i bërë thirrje Qeverisë së Kanadasë që të fillojë formimin e Grupit Ndërkombëtar të Punës për zgjidhjen e krizës të Mianmarit, Rae tha se kjo krizë duhet të jetë temë në samitin e ardhshëm të liderëve të vendeve të G7, që do të mbahet në Kanada.

Kryeministri i Kanadasë, Trudeau, vlerësoi punën e të dërguarit të tij dhe tha se Kanadaja me siguri do të mbështesë zgjidhjen e krizës në Mianmar dhe në Bangladesh./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi