Reforma Zgjedhore, BE apel palëve: Të demonstrojnë gatishmëri përmes dialogut konstruktiv

Bashkimi Europian rithekson nevojën që të gjithë aktorët politikë në Shqipëri të kontribuojnë përmes dialogut për Reformën Zgjedhore. Në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Kocijancic tha se kjo reformë dhe zbatimi i rekomandimeve të OSBE-ODIHR janë një test i rëndësishëm për vendin.

“Reforma zgjedhore dhe zbatimi i rekomandimeve të qarta të OSBE-ODIHR-it janë një test i rëndësishëm për  Shqipërinë”, theksoi Maja Kocijancic në prononcimin për ATSH-në. Sipas saj, i takon vendit të përcaktojë strukturën që duhet përdorur.

“I takon Shqipërisë të përcaktojë se cila strukturë duhet të përdoret për të lehtësuar konsultimin dhe për ta çuar më tej këtë reformë”, tha Maja Kocijancic për ATSH-në.

“BE rithekson nevojën që të gjithë aktorët politikë të demonstrojnë gatishmëri të vërtetë për të kontribuar, përmes dialogut konstruktiv, dhe për të bërë progres me reformën zgjedhore”, përfundoi zëdhënësja e Bashkimit Europian.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi