Reforma në drejtësi, ambasadorja franceze: Do prekë postet më të larta

 

 

 

Ambasadorja franceze Christine Vasak, tha nga Korça se reforma në drejtësi po ndjek ecurinë e saj dhe se ka shumë etapa të cilat duhen plotësuar, përfshirë edhe nivelet më të larta të sistemit gjyqësor.

Gjykata Kushtetuese duhet të vihet në funksion sa më shpejt të jetë e mundur dhe e gjithë klasa politike e di këtë tha ambasadorja.

“Këshilli i Europës ka bërë një rekomandim në 26 qershor dhe perspektiva e negociatave duhet të bëhet realitet deri qershorin e vitit të ardhshëm. Kjo supozon që reformat duhet të vazhdojnë dhe reforma në drejtësi duhet të përfundojë. Duhet të funksionojë shkolla e Magjistraturës, të cilën ne e kemi mbështetur prej fillimit. Ne besojmë në një Magjistraturë të formuar mirë, kurajoze, që vepron sipas ligjit. Kjo supozon të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar. Rruga është e qartë dhe duhet punuar për realizimin e reformave”, tha ambasadorja.

Përsa i ërket skepticizmit të disa vendeve europiane, Vasak u shpreh se rekomandimi për Shqipërinë ishte edhe kontribut i Francës, Holandës dhe vendeve të tjera.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi