Reflektimet e samitit Trump-Putin në mediat amerikane dhe ruse

Përderisa në mediat amerikane samiti midis presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki, është kritikuar me një gjuhë të ashpër në shtypin rus është cilësuar si pozitiv, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas samitit Trump-Putin të cilin e gjithë bota e priste me një kuriozitet të madh, mediat amerikane dhe evropiane ka drejtuar kritikat se Trump ka “toleruar dhe është treguar i butë” me Putinin, ndërsa shtypi rus ka transmetuar për lexuesit e tij se takimi ka nisur një dialog të ri.

Në artikujt e gazetave amerikane “Washington Post” dhe “New York Times” thuhet se Trump nuk ka paraqitur qëndrimin e pritur ndaj Putinit dhe se ka injoruar gjetjet e shërbimeve inteligjente të vendit në lidhje me zgjedhjet e vitit 2016.

Gazeta “Washington Post” ka pretenduar se samiti Trump-Putin është zhvilluar “në drejtim të kundërt nga sa ishte planifikuar”, ku sipas artikullit në gazetë jepet informacioni se presidenti Trump duke refuzuar propozimet e këshilltarëve të tij ka paraqitur një “qëndrim më të butë” përballë Putinit.

Po ashtu në artikull theksohet se zyrtarët amerikanë shpresonin një samit më ndryshe mes dy liderëve por se Trump ka vlerësuar Rusinë dhe ka preferuar të kritikojë institucionet e saj, siç është Byroja Federale e Hetimeve (FBI) e SHBA-ve.

Gjithashtu është potencuar se Trump ka nënvlerësuar hipotezat e shërbiemve inteligjente të vendit të tij se Rusia ka ndërhyrë nëpërmjet sulmeve kibernetike në zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2016.

Ndërsa gazeta “New York Times” e cila ka përdorur titullin “Trump, në anën e Putinit ka vënë në pikëpyetje inteligjencën amerikane në lidhje me zgjedhjet e vitit 2016” ka bërë bërë vlerësimin se Trump ka “përmbysur” të gjitha pikëpamjet në lidhe me mënyrën se si duhet të veprojë një lider jashtë vendit.

“Trump në vend të gjetjeve të shërbimeve inteligjente të vendit të tij, ka pranuar deklaratat e një lideri armik dhe të huaj”, ka shkruar “New York Times”.

Po ashtu edhe CNN në lidhje me shërbimet inteligjente amerikane ka nxjerrë në plan të parë se Trump ndodhet në anën e Putinit.

CNN ka përmendur fjalët e Trumpit se “Nuk shoh ndonjë arsye që Rusia të jetë përgjegjëse” përkundër pretendimeve se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

– “E turpshme, katastrofike”

Faqja e internetit “Huffington Post” në titullin e saj të përgatitur mbi një shirit të zi ka përdorur disa herë shprehjet “Shokuese, e paprecedentë, e turpshme, katastrofike”.

Edhe revista “New Yorker” ka përdorur në faqen e internetit, titullin “Fitore e lehtë për Putinin në Helsinki”. Gazetari Joshua Yaffa e ka komentuar takimin Trump-Putin me vlerësimin “Trump i dha atë çfarë dëshiroi Putini në Helsinki”.

Ndërsa në titullin kryesor të “Los Angeles Times” shkruan se “Trump, në një mënyrë të dëshpëruar, nuk i afrohet Rusisë me një qëndrim të fortë”.

Teksa revista javore “Newsweek” u ka transmetuar lexuesve të saj shkrimin me titull “Fakti që Trump është në të njëjtën anë me Putinin ka shkaktuar zemërimin e zyrtarëve”, ndërsa “Politico” ka dalë me titullin “Hapi i Trumpit që afrohet me Putinin, nxjerr në pah një rend të ri botëror”.

– Në mediat ruse mbizotëron atmosferë pozitive

Pas samitit shtypi rus preferon ta cilësojë si një takim pozitiv përkundër zemërimeve të mediave amerikane.

Agjencia e lajmeve TASS në lajmin e saj me titull “Takimi Putin-Trump: Një hap për normalizimin e marrëdhënënieve” ka theksuar se “Dy liderët pas takimit mendojnë se takimet janë një arritje e rëndësishme. Rusia dhe SHBA-ja kanë hedhur hapin e parë për normalizimin e marrëdhënieve. Besimin e tyre për këtë çështje Putin dhe Trump i kanë shprehur si një zë i vetëm pas takimit gjithëpërfshirës në Helsinki”.

Gazeta “Vedomosti” doli me titullin “Samiti i Helsinkit ka rifilluar dialogun mes Rusisë dhe SHBA-ve”, duke bërë të ditur se takimi Putin-Trump ka zgjatur 40 minuta më shumë se sa ishte planifikuar ku me pjesëmarrjen e ministrave të Jashtëm të të dyja vendeve takimit iu shtuan edhe 2 orë. Më tej gazeta ka bërë të ditur se dy liderët janë të kënaqur nga takimi.

“Në takimin në Helsinki, Putin dhe Trump kanë hedhur hapin për ringjalljen e marrëdhënieve ruso-amerikane. Samiti 4 orësh i zhilluar në Helsinki mund të jetë pika e fillimit për ringjalljen e marrëdhënieve mes dy vendeve. Rezultati i samitit të mbajtur në Helsinki përfundoi pikërisht në këtë mënyrë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një deklaratë për ‘İzvestiya’ ka bërë të ditur se liderët nuk janë takur për një takim të ndërsjellë por për të ribiseduar mbi takimin e G20 i cili do të zhvillohet në nëntor në Argjentinë”, thuhet në shkrimin e gazetës “İzvestiya” të titulluar “Arritje për 4 orë”.

Ndërsa gazeta “Moskovskiy Komsomolets” në shkrimin e saj me titull “Putin i dha Trumpit një privilegj” shkruan se “Vladimir Putin në takimin e zhvilluar në Helsinki me Donald Trumpin kanë shprehur vendosmërinë për të zgjidhur shumë probleme të cilat janë pengesë në ringjalljen e marrëdhënieve ruso-amerikane. Putin është zotuar edhe njëherë se Moska nuk ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane”.

Gazeta “Kommersant” në artikullin e saj me titull “Paqja e mosmarrëveshjes” shkruan se dy liderët nuk kanë pranuar një deklaratë të përbashkët por se “palët kanë zhvilluar një konferencë për media ku flitet se për çfarë temash duhen apo jo të takohen dhe se çfarë janë pozicionet e tyre”.

– Samiti në shtypin e Evropës

Rrjeti televiziv britanik BBC në lajmet e saj lidhur me samitin ka informuar se vendi i tyre është bërë shenjestër të SHBA-ve për shkak të qëndrimit që vendi i tyre ka treguar për takimin Trum-Putin. Poashtu edhe në artikullin e gazetës “The Guardian” është cilësuar si “tradhti” që Trump ka qëndruar pranë Putinit duke refuzuar deklaratat se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane.

Në anën tjetër në lajmin e Radio televizionit gjerman “Deutsche Welle” thuhet se dy liderët Trump dhe Putin “kanë bërë një rrugë të re dhe të freskët të marrëdhënieve SHBA-Rusi”. Po ashtu theksohet se Trump është kritikuar nga një shtresë e gjerë si nga Republikanët ashtu edhe nga Demokratët, por se Trump i vlerëson ndryshe ngjarjet./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi