Referendumi për emrin, Zaev nis fushatën: pse i duhet thënë “Po”!

Pasi u caktua 30 shtatori si dita kur Maqedonia do të shkojë në referendum për emrin e ri pas marrëveshjes historike me Athinën, kryeministri Zoran Zaev e ka nisur tashmë fushatën për “Po”-në e tij, përballë “Jo”-së ende të pashpallur por të ditur të opozitës VMRO.

Në një fjalim të tij në Pelincë, Zaev bëri thirrje që atë të ditë të vendoset për të ardhmen e vendit në Europë.
“Ju bëj thirrje të tregoni po me dinjitet që t’i kapim mundësitë që i jep BE. Të themi ‘Po’ për NATO, për identitet maqedonas të konfirmuar, kulturë dhe gjuhë. Është koha që Maqedonia të bëj historinë, kjo është mundësia jonë, përgjigjen duhet ta japim së bashku”, deklaroi Zaev.

“Jam i bindur se maqedonasit dhe të gjithë qytetarët tjerë do të zgjedhin rrugën që çon para”, shtoi më tej kreu i qeverisë së Shkupit, duke e cilësuar 30 shtatorin, votën referendare për emrin e ri, si “ditë historike”. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi