Referendumi për emrin, Zaev: Koha për vendime të guximshme

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, u bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë të dalin në referendumin për marrëveshjen me Greqinë dhe të votojnë sipas bindjeve të tyre personale, pasi siç tha, Maqedonia është në një kohë e cila kërkon vendime të guximshme të qytetarëve të saj.

“Secili nga ne ka për obligim të marrë mbi supet e veta përgjegjësinë për të ardhmen e tij, por njëkohësisht edhe të vendit tonë. Vota juaj është e drejta e juaj, mos lejoni që dikush tjetër t’ua marrë dhe të abuzojë me këtë të drejtë që keni. U bëj thirrje të dëshmoni se askush nuk mund të ju hamend për të zgjidhur, dilni dhe bëni zgjidhjen”, tha mes tjerash Zaev.

Ai tha se do të respektojë vullnetin demokratik të qytetarëve pavarësisht rezultatit, por shprehu bindje se Maqedonia do të arrijë sukses, duke u bërë anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian (BE), ndërkohë që për qytetarët me përkatësi etnike maqedonase, tha se do të mbesin maqedonas, ndërsa gjuha e tyre do të vazhdojë të quhet maqedonishte.

Ndër të tjera Zaev kritikoi opozitën maqedonase, VMRO-DPMNE, e cila në prononcimet e fundit tha se është e aftë të arrijë një marrëveshje më të mirë me Greqinë, duke shtuar se ata kishin dhjetë vite mundësi për aq sa ishin në pushtet dhe në vend të kësaj ata, sipas tij, negocionin fshehurazi duke e mbajtur peng Maqedoninë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi