• Home
  • BALLKANI
  • Referendumi në Maqedoni, sot votojnë të sëmurët e të burgosurit
BALLKANI

Referendumi në Maqedoni, sot votojnë të sëmurët e të burgosurit

Spread the love

Një ditë para referendumit për emrin në Maqedoni, të drejtën e votës sot e shfrytëzojnë personat e sëmurë, të burgosurit si dhe shtetasit që jetojnë jashtë vendit.

Sipas të dhënave të KSHZ, janë 4963 persona të sëmurë që do të kenë të drejtën sot të votojnë. Ndërsa sa i përket të burgosurve mbi 1558 do të votojnë sot për referendumin për emrin. Të drejtën e votës do të kenë edhe 7 persona të shpërngulur. Nga diaspora është një numër tejet i vogël dhe se sipas KSHZ janë paraqitur 2437 veta.

Të drejtë vote të dielën kanë 1.806.336 votues, të regjistruar në Listën Zgjedhore. Vendvotimet më 30 shtator do të hapen prej orës 7 deri në orën 19. Votimi do të monitorohet nga 11 927 vëzhgues nga vendi dhe 493 të huaj.

Pyetja e referendumit do të jetë: “A jeni për anëtarësim në BE dhe në NATO, duke pranuar marrëveshjen e Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”. Referendumi do të jetë i suksesshëm nëse do të votonin mbi 50% nga trupi votues. Por megjithatë ky referendum është vetëm konsultativ.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev e mbylli fushatën për votën pro në referendumin e së dielës me një thirrje të fundit për pjesëmarrje masive.

Mbështetësi i bojkotit, presidenti Gjorgj Ivanov ndërkohë u ankua nga Nju Jorku se vendit po i kërkohet të bëjë vetëvrasje. Zaevi ishte në Tetove ku u përpoq t`i mëshonte idesë së unitetit kombëtar pavarësisht përkatësisë politike dhe lënies së një gjurme të madhe nga pas. Lejojeni këtë brez të shënjojë historinë, u shpreh ai.

Në 30 shtator, të gjithë së bashku kemi detyrën të dalim e të votojmë për një Maqedoni europiane, sepse është në lojë e ardhmja e fëmijëve tanë, shtoi Zaev.

Por, në të dy anët e kufirit ka të pakënaqur. Partia kryesore opozitare në Maqedoni VMRO/DPMNE e kundërshton me forcë paktin duke e cilësuar “një akt kapitullimi”. Edhe pse nuk i hyri një fushatë klasike në mbështetje të “Jo-së”, ajo luajti një kartë tjetër: nuk i ka bërë thirrje ndjekësve të vet të votojnë ndonëse nuk ofron nga ana tjetër asnjë strategji alternative në lidhje me rrugën euroatlantike të vendit.

Kjo ka bërë që VMRO-ja të kritikohet për një bojkot të heshtur të votimit plebishitar, legjitimiteti i të cilit rrezikohet po nuk u kapërcye pragu i 50 përqindëshit./Top Channel/

Related posts

Kërkohet rezolutë e re për fazën e ardhshme të dialogut me Serbinë

dritatv

Kuvendi i Maqedonisë do të ketë pesë nënkryetarë

dritatv

“Referendumi kaloi qetë, lista zgjedhore mbetet një shqetësim”

dritatv

Leave a Comment