Reçica: Punësimi i personave me aftësi të kufizuar ende është sfidë

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale i Republikës së Kosovës, Skender Reçica, raportoi para Komisionit parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me zbatimin e Ligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara.

Ministri Reçica gjatë prezantimit të punës së ministrisë që ai drejton tha se Ligji për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara, i cili është miratuar në vitin 2008, ka nxjerrë disa udhëzime administrative për përcaktimin e vendeve të punës për aftësimin e këtyre personave, për mënyrën dhe rregullat e mbajtjes së evidencës për personat me aftësi të kufizuara.

Ai tha kjo ministria këtë vit ka në procedurë tri akte ligjore të cilat janë në funksion të zbatimit të këtij ligji, për mënyrën, procedurat dhe afatet për pagesat mujore të punëdhënësit të cilët nuk punësojnë persona me aftësi të kufizuara. Sipas tij, sfidë sa i përket implementimit të këtij ligji është punësimi i personave me aftësi të kufizuar.

“Organet e administratës punëdhënëse të sektorit privat duhet në kushte të përshtatshme të punësojnë persona me aftësi të kufizuara. Çdo punëdhënës në çdo 50 punonjës, në kushte të barabarta duhet të punësojë një person me aftësi të kufizuar. Ne jemi duke punuar me qëllim që të rritet ky numër”, tha Reçica.

Sfidë tjetër, siç tha Reçica, është inkuadrimi i personave me aftësi të kufizuar të kategorive të ndryshme nëpër institucionet shtetërore përfshirë edhe ministrinë nën udhëheqjen e tij.

“Po të pyetem unë sa punëtorë me aftësi të kufizuar i kam në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, aktualisht i kemi . Jemi në procedurë të rritjes së këtij numri. Në funksion të zbatimit të këtij ligji ne si ministri jemi duke bashkëpunuar me shoqatat të cilat i mbrojnë interesat e këtyre kategorive”, tha ai.

“Këtë vit e kemi bërë një marrëveshje me ‘Down Syndrome Kosova’ ku i kemi vënë në dispozicion të gjitha qendrat e aftësimit profesional konkretisht nga Agjencia e punësimit që të jenë në shërbim të kësaj shoqate me qëllim të aftësimit të kësaj kategorie që të jenë sa më afër tregut të punës. Nga ky bashkëpunim që kemi deri më tani kanë përfituar mbi 30 persona me sindromën down”, u shpreh ministri Reçica.

Kryetarja e Komisionit parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, Besa Baftiu tha se Ministri e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka identifikuar dispozitat dhe kontradiktat ligjore por ende shihen probleme në aplikimin apo zbatueshmërinë e ligjeve.

Duke theksuar se edhe pse janë ndërmarrë disa iniciativa për punësimin e personave me aftësi të kufizuar dhe të verbërit, Baftiu tha se ende nuk ka diçka konkrete që e prek qytetarin.

“Ka një kontradiktë ligjore në mes të ligjit për shërbyesit civil dhe ligjit për aftësimin, riaftësimin e personave me aftësi të kufizuar. Pengesë është se nuk ka një vijë të veçantë buxhetore ku organizatat, qoftë ato publike apo private, nuk kanë munësi të paguajnë dënimin”, tha ajo.

Ndërsa, anëtarja e komisionit, Fatmire Kollçaku foli për aksidentet në vend të punës të cilat përfundojnë me fatalitet, ku tha se punëdhënësi e merr punëtorin por nuk e përgatit për punën që do ta kryejë.

Ajo po ashtu përmendi edhe numrin e vogël të inspektorëve të punës për të cilin tha se nuk është i mjaftueshëm dhe qeveria duhet të përdorë mjetet për ta rritur numrin e tyre./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi