Reçica: Një lajm i mirë për të gjithë të larguarit me dhunë nga regjimi serb në vitet e 90-ta

Largimi me dhunë nga puna, nga ish regjimi serb në vitet e 90-ta, ka bërë që qytetarët tanë të mos gëzojnë pensionin e merituar, për shkak të mos përmbushjes së kriterit prej 15 vite stazh pune, ashtu siç kërkohet me legjislacionin aktual.

Me reformën pensionale të hartuar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale nën udhëheqjen e ministrit Skender Reçica, të gjithë këtyre pensionistëve do t’iu njihet stazhi i punës dhe do të gëzojnë pensionet që meritojnë.

Mirëpo sipas ministrit në detyrë, kjo është e mundur nëse NISMA do të jetë në  Qeverinë e ardhshme, e diskriminimi ndaj kësaj kategorie do të ndalet që në fillim të mandatit , kështu ata do të fillojnë t’i marrin pensionet kontributive meritore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi