Receta: Si të gatuani pite me preshë dhe kërpudha

Me kërpudhat mund të bëni shumë gatime të shijshme. Një prej tyre është pite me kërpudha dhe presh.

Kombinohen shumë mirë bashkë dhe sjellin një shije të stinës, aq më tepër në fundjavë, apo si ushqim për ta marrë me vete në punë, ose për fëmijët në shkollë.

Ja si ta përgatisni:

Përbërësit:

16 petë (të gatshme) për pite

4 presh

400 gr kërpudha

200 ml vaj ulliri

200 ml ujë me gaz

Miell

Kripë

Piper

Fara susami

Përgatitja:

Filloni recetën duke grirë së pari preshin dhe duke e skuqur pak në tigan, derisa të zbutet. Në këtë tigan shtoni edhe kërpudhat e prera më dysh, ose më katërsh dhe skuqini bashkë, për pak minuta.

U hidhni kripë dhe piper sipas shijes suaj. Shtroni 4 petë në një tavolinë, që e keni spërkatur me pak miell.

Përzieni në një tas të vogël ujin me gaz dhe vajin e ullirit. Secilën prej petëve lyejeni me këtë përzierje, ndërsa në petën e fundit hidhni mbushjen me presh dhe kërpudha.

Mbështilleni në formë roleje dhe më pas vendoseni në një tepsi që e keni lyer më parë me vaj. Vijoni edhe me petët e tjera deri sa të përfundojë i gjithë brumi për mbushje.

Piteve u hidhni edhe susam sipër dhe piqini në 200 gradë. Pas pjekjes mbulojini me një pecetë të pastër, prisni deri sa të ftohen dhe servirini me kos të freskët./tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi