Receta për petulla me kungull dhe kos

Në këtë artikull do ju japim një ide për të përgatitur diçka ndryshe për mëngjes.

Një petull që me siguri do të korrë sukses edhe tek fëmijët tuaj:

Përbërësit:

200 g miell

50 g niseshte patate

250 g kungull

1 kos me yndyrë të ulët

150 g sheqer

1 vezë

1 e bardhë veze

Pak vaj kikiriku

1 lugë çaji pluhur pjekjeje

1 lugë çaji kanellë

Përgatitja:

Qëroni kungullin dhe e prisni në kube. Vendoseni atë të vlojë në një tenxhere me ujë dhe e lini derisa të zbutet (rreth 10-15 minuta). Gjithmonë e provoni me pirun.

Në një tas përzieni vezën dhe të bardhën e vezës me një pjesë të sheqerit, pastaj shtoni pjesën tjetër të sheqerit, vajin e kikirikut dhe kungullin të bërë pure pak më parë me një pirun.

Shtoni në të edhe miellin, niseshtenë e patates me pluhurin e pjekjes dhe kanellën; përzieni përbërësit mirë dhe pas kësaj me këtë masë bëni një petull të lyer me miell dhe vaj gati për furrë.

E piqni në furrë në 180 °C për 20-25 minuta.

E shërbeni të spërkatur me sheqer pluhur./tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi