Rebelohet Zidane: Ishte penallti dhe kaq!

Për herë të fundit kur e pamë të rebelohej, ai goditi me kokë Materazzin dhe humbi Kupën e Botës. Zinedine Zidane e ka bërë përsëri këtë gjë, teksa ka ngritur tonet në konferencën për shtyp përpara takimin me Malaga në kampionat, por që më shumë ka folur për ndeshjen me Juven.

“Indinjohem shumë kur flitet për vjedhje. Fakti që kemi arritur kualifikimin është padyshim i merituar dhe kjo i shqetëson shumë të tjerët. Për ne rëndësi ka që jemi në gjysmëfinale. E kemi merituar pa asnjë dyshim kualifikimin dhe kjo shqetëson dhe bën të vuajnë shumë njerëz”, deklaroi Zidane.

Trajneri i Real Madrid ka komentuar dhe urrejtjen e rritur në adresë të klubit madrilène: “Ka shumë antimadridistë dhe do të jenë gjithnjë. Por kjo nuk ndryshon asgjë në klub. Mund të shkruajnë ç’të duan, por ishte penallti. Juventus bëri një ndeshje të shkëlqyer dhe ajo ishte penallti”, tha francezi.

“Ajo që ka thënë u tha – shtoi më tej Zidane, duke ju refruar portierit Buffon – Duhet të pranojmë ndjenjat dhe ai e panoi që e meritonim kualifikimin”, tha Zidane. “Do të kemi një ndeshje të vështirë me Bayern Munchen dhe i vetmi avantazh që kemi është se ndeshejn e kthimit e kemi në Madrid. Për mua është një ndeshje 50-50”, përfundoi Zidane./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi