Rebelim në një burg të Taxhikistanit, dhjetëra të vdekur

Në rebelimin që shpërtheu në një burg pranë kryeqytetit të Taxhikistanit, Dushanbe, humbën jetën tre roje dhe 29 të burgosur.

Ministria e Drejtësisë e Taxhikistanit njoftoi se mbrëmë ka shpërthyer një rebelim në burgun Vahdat, që ndodhet 15 kilometra nga kryeqyteti. Besohet se rebelimi u organizua nga Behruz Gulmurad, biri i Halim Gulmuradov, një nga komandantët që ishte vrarë duke luftuar në anën e DEASH-it në Siri dhe të burgosurve tjerë, përfshirë Fahreddin Gulov, Mahmadullo Saripov dhe Ruhulla Hasanov.

Dyshohet se të burgosurit, që janë anëtarë të organizatës terroriste DEASH, ekzekutuan tre roje dhe pesë të burgosur dhe plagosën disa prej tyre. Ata liruan 8 të burgosur.

Të burgosurit gjithashtu shkatuan një zjarr në repartin e kujdesit shëndetësor ndërsa në operacionin e organizuar nga pjesëtarët e forcave të sigurisë u vranë 24 të burgosur, ndërsa 35 u kapën.

Po ashtu u shpëtuan edhe personat që ishin marrë si pengje dhe situata në burg u vu nën kontroll. Prokuroria ka nisur hetime.

Në një rebelim të ngjashëm që shpërtheu në nëntor të vitit të kaluar në burgun Hojand në veri të Taxhikistanit, humbën jetën dy roje sigurie dhe 25 të burgosur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi