BOTA

Rebelët nga Jemeni marrin përgjegjësinë për sulmin ndaj aeroportit në Arabinë Saudite

Spread the love

Grupi rebel Houthi nga Jemeni të premten në mëngjes ka njoftuar se ka qëlluar Aeroportin Ndërkombëtar Abha që ndodhet në pjesën jugore të Arabisë Saudite.

Sipas televizionit Al-Masirah që udhëhiqet nga grupi Houthi, thuhet se grupi ka kryer një sulm me dron ndaj aeroportit duke shkaktuar “ndërprerje të trafikut ajror”.
Nga ana tjetër, koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Arabia Saudite ka njoftuar përmes një kumtese se “sistemi i mbrojtjes ajrore dhe forcat ajrore të Arabisë Saudite kanë interceptuar dhe kanë rrëzuar pesë dronë” të cilët kanë qenë të lëshuar nga grupi Houthi.

Nga koalicioni thonë se dronët ishin nisur për në Aeroportin Ndërkombëtar Abha dhe qytetin jugperëndimor Khamis Mushait, duke konfirmuar “qarkullimi normal të trafikut” në aeroport.
Të mërkurën, koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite konfirmoi një sulm nga rebelët Houthi nga Jemeni ndaj Aeroportit Ndërkombëtar Abha nga i cili u plagosën 26 civilë.
Jemeni është kapluar nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014 kur rebelët Houthi morën pjesën më të madhe të shtetit, duke përfshirë edhe kryeqytetin Sanaa.

Kriza u përshkallëzua në vitin 2015 kur koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite nisi një fushatë shkatërruese ajrore e cila synonte që të zmbrapsë territoret e marra nga rebelët Houthi.

Related posts

“Trump kalon katër orë në ditë para televizorit, ndonjëherë tetë”

dritatv

“Kërkesa për ekstradimin e Puigdemont e papranueshme”

dritatv

Vazhdon Operacioni “Dega e Ullirit”, neutralizohen qindra terroristë

dritatv

Leave a Comment