Real Madridi vendos për Iscon

Isco nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madridi, megjithatë klubi është i gatshëm të dëgjojë ofertat për mesfushorin spanjoll.

Bordi i skuadrës nuk e përjashton largimin e tij, andaj ofertat për të do jenë të mirëseardhura, ani pse ai mund të jetë në dispozicionin e trajnerit për sezonin e ardhshëm.

Rasti i Iscos është i ndryshëm nga lojtarët e tjerë të Realit që pritet të largohen, për shkak të historisë dhe vështirësive që pati në sezonin e fundit.

27-vjeçari ishte titullar i padiskutueshëm nën drejtimin e Julien Lopetegui, ndërsa hasi në vështirësi të mëdha në mbretërimin e Santiago Solarit.

Kthimi i Zinedine Zidane ishte pozitiv edhe për të, pasi në 11 ndeshjet e kampionatit, Isco ka startuar në gjashtë prej tyre.

Megjithatë, dëshira e madhe dhe ambiciet e tij janë për të vazhduar në ‘Santiago Bernabeu’, por një ofertë tunduese do t’i bënte të mendonin drejtuesit e klubit për shitjen e tij.

E ardhmja e tij mund të jetë në Premierligë, aty ku Chelsea dhe Manchester City kanë shprehur haptazi interesim për të.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi