Real Madrid-Hazard, ja shifrat marramendëse të transferimit

115 milionë euro Çelsit dhe një kontratë 5-vjeçare prej 16.5 milionë euro në sezon për lojtarin. Këto janë shifrat që do të vendosin akordin mes Eden Hazard dhe Real Madridit, që është gati ta sjellë në “Bernabeu” lojtarin belg që në këtë verë. Sipas shtypit spanjoll, palët kanë gjetur akordit dhe tani është radha e Florentino Perezit për të bindur Çelsin.

Kontrata e Hazard me klubin e Abramoviçit skadon në fund të sezonit të ardhshëm dhe deri më tani nuk ka asnjë kontat për rinovimin. Për këtë operacion rëndon edhe blloku i merkatos që i ka bërë FIFA klubit londinez, për shkak të thyerjeve të rregullave sa u takon transferimit të lojtarëve minorenë, çka mund të detyrojë Abramoviçin që ta shesë Hazard, për të mos e humbur me parametër 0 në qershor të vitit 2020.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi