Reagon PDK: Gjykata Speciale, është një e re e zezë mbi Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas nisjes së Sami Lushtakut e Rrustem Mustafës për në Hagë.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) përmes një njoftimi për media ka reaguar pas nisjes për në Hagë të Sami Lushtakut e Rrustem Mustafës i njohur si Remi.

PDK ka thënë se beson përjetësisht në kauzën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në njerëzit e saj, të cilët ishin të gatshëm të japin gjithçka nga vetja e tyre, për lirinë e popullit, për shtetin e Kosovës.

Sipas PDK-së, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa dhe kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku edhe sot iu përgjigjen ftesave të drejtësisë, për të dëshmuar mbi luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tutje PDK-ja ka vlerësuar se kjo është beteja e radhës e përkohshme e UÇK-së.

“Gjykata Speciale, është një e re e zezë mbi Kosovën, por është e përkohshme dhe beteja e radhës që do ta fitojë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Partia Demokratike e Kosovës, beson përjetësisht në kauzën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në njerëzit e saj, të cilët ishin të gatshëm të japin gjithçka nga vetja e tyre, për lirinë e popullit, për shtetin e Kosovës.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa dhe kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku edhe sot iu përgjigjen ftesave të drejtësisë, për të dëshmuar mbi luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës, vlerëson se ky veprim është edhe një dëshmi më shumë për gatishmërinë e secilit pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për t’iu përgjigjur çdo pretendimi, nga kudo që e ka burimin.

Gjykata Speciale, është një e re e zezë mbi Kosovën, por është e përkohshme dhe beteja e radhës që do ta fitojë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

E vërteta do të triumfojë edhe një herë në Hagë, siç ka ndodhur në të kaluarën. Dhe e vërteta e vetme e luftës sonë është mbrojtja e popullit, lufta për liri dhe drejtësi, kundër një pushteti vrastar të Serbisë.

Partia Demokratike e Kosovës, do të jetë gjithmonë përkrah vlerave të UÇK-së, pjesëtarëve të saj dhe përherë do të jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me drejtësinë.

Lufta e UÇK-së është e shenjtë, shteti i Kosovës është i shenjtë, e ardhmja e fëmijëve tanë është e shenjtë. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi