Reagimi i parë i Thaçit me rastin e protestave dhe bllokimin e rrugëve në Drenicë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka reaguar lidhur me vizitën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Ai ka bërë me dije se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për anulimin e vizitës së tij në fshatin Banje.

Thaçi ka thënë se e mirëkupton plotësisht reagimin e qytetarëve të Drenicës të cilër kanë shprehur revoltën e tyre të arsyeshme kundër një vizite të tillë.

Por, Thaçi konsideron se protestat dhe bllokimi i rrugëve aspak nuk na ndihmojnë.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Qeveria e Republikës së Kosovës, ditë më parë kishte miratuar kërkesën për vizitën e Presidentit të Serbisë në Kosovë, duke përfshirë itinerarin e saktë.

Por, për shkak të rrethanave të reja të krijuara dhe ruajtjes së sigurisë së qytetarëve dhe të vetë delegacionit të presidentit serb, sot Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për anulimin e vizitës së tij në fshatin Banje.

Si President i Kosovës, e mirëkuptoj plotësisht reagimin e qytetarëve të Drenicës, të cilët kanë shprehur revolten e tyre të arsyeshme kundër një vizite të tillë. Kjo tregon se plagët e dhimbjes dhe luftës janë ende shumë të freskëta.

Megjithatë, në kohën kur jemi duke bërë përpjekje për paqe dhe pajtim, protestat dhe bllokimi i rrugëve, aspak nuk na ndihmojnë.

Prandaj, unë e kuptoj edhe zhgënjimin e banorëve të komunitetit serb në fshatin Banje, për pamundësinë e realizimit të kësaj vizite.

Të gjithë duhet të përmbahemi dhe të tregojmë kulturë minimale njerëzore të mirëkuptimit dhe komunikimit njerëzor.

Ne duhet të dimë të ngrihemi mbi vetveten, mbi plagët dhe dhimbjet e shumta. Duhet ta bëjmë këtë për hir të paqes dhe pajtimit. HTH

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi