RD e Kongos, vazhdon të rritet numri i të vdekurve nga Ebola

Për shkak të epidemisë së virusit Ebola e cila u shfaq përsëri në muajin korrik në Republikën Demokratike të Kongos numri i të vdekurve është rritur në 47 persona.

Ministria e Shëndetësisë e RD të Kongos njoftoi se numri i të prekurve nga ethet hemorragjike në shtetin Kivu Verior që nga fundi i korrikut është rritur në 118, nga të cilët 88 janë me virusin Ebola.

Me vdekjen e 3 personave nga gjithsej 88 sa janë prekur nga virusi numri i të vdekurve është rritur në 47.

Ndërkohë thuhet se edhe 30 persona kanë vdekur nga ethet hemorragjike për të cilët ende nuk dihet nëse janë të lidhura me virusin Ebola. Gjithashtu në kuadër të fushatës së vaksinimit të filluar më 8 gusht në vend është kryer vaksinimi i 5.150 personave.

Epidemia e fundit e Ebolas u shfaq në shtetin Ekuator të RD të Kongos, 2.500 kilometra larg Kivu-t Verior.

Ebola për herë të parë në vend u regjistrua në vitin 1976, ndërsa në dhjetor të vitit 2013 u shfaq sërish në Afrikën e Veriut.

Në vendet si Guinea, Liberia dhe Sierra Leone gjatë viteve 2014-2017 janë regjistruar rreth 30 mijë raste të personave të prekur nga Ebola, nga të cilët mbi 11 mijë kanë vdekur./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi