RD e Kongos, rritet numri i të vdekurve nga Ebola

Për shkak të epidemisë së virusit Ebola e cila u shfaq përsëri në muajin korrik në Republikën Demokratike të Kongos numri i të vdekurve është rritur në 32 persona.

Ministria e Shëndetësisë e RD të Kongos njoftoi se numri i të prekurve nga ethet hemorragjike në shtetin Kivu Verior që nga fundi i korrikut është rritur në 102, nga të cilët 75 janë me virusin Ebola.

Me vdekjen e 4 personave nga gjithsej 74 sa janë prekur nga virusi numri i të vdekurve është rritur në 32.

Ndërkohë thuhet se edhe 27 persona kanë vdekur nga ethet hemorragjike për të cilat ende nuk dihet vallë nëse janë të lidhura me virusin Ebola.

Epidemia e fundit e Ebolas u shfaq në shtetin Ekuator të RD të Kongos, 2.500 kilometra larg Kivu-t Verior.

Ebola për herë të parë në vend u regjistrua në vitin 1976, ndërsa në dhjetor të vitit 2013 u shfaq sërish në Afrikën e Veriut.

Në vendet si Guinea, Liberia dhe Sierra Leone gjatë viteve 2014-2017 janë regjistruar rreth 30 mijë raste të personave të prekur nga Ebola, nga të cilët mbi 11 mijë kanë vdekur. /Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi