Rasti Xhisiela, Klajda Gjosha në “Top Talk”: Kemi kaluar në terrorizëm shtetëror

Rasti Xhisiela, si është trajtuar nga instancat shtetërore rasti i saj prej ditësh tashmë është kthyer në një temë diskutimi në arenën politike, e përtej si një çështje jo vetëm me terma sociale. Klajda Gjosha, kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, ka qenë e ftuara e radhës në studion e “Top Talk” përballë gazetarit Denis Dyrnjaja.

Për deputeten e LSI, mohimi i akuzave për dhunë nga Xhisiela Maloku një natë më parë në studion e “Open” nuk janë gjë tjetër veçse një shenjë e terrorizmit shtetëror.

“Nuk kemi të bëjmë vetëm me rastin Xhisiela, por tashmë është formuar fenonemi Xhisiela, që ka tronditur opinionin publik. Të gjithë flasin për mënyrë se si ka reaguar shteti. Xhisiela mbrëmë ishte e detyruar që të fliste ndryshe asaj që kishte deklaruar në komisariat. Nga ajo çfarë kemi parë mbrëmë, për mua kemi kaluar në një terrorizëm shtetëror, sepse të detyrosh një vajzë që të dalë përpara kamerave dhe të shprehet ndryshe dhe t’i mësosh asaj çfarë të thotë, pasi ajo nuk mund të cedonte në ato që thoshte”, u shpreh Gjosha./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi