Rasti Khashoggi, në konsullatën saudite ka hyrë delegacioni policor i Arabisë

Forcat turke të sigurisë vazhdojnë të zbatojnë masa të rrepta sigurie dhe monitorimi mbi konsullatën e Arabisë Saudite, ku më 2 tetor ka hyrë gazetari saudit Jamal Khashoggi dhe i cili që nga ajo ditë llogaritet si i zhdukur.

Gazetari dhe kolumnisti i gazetës “The Washington Post“ Khashoggi u zhduk më 2 tetor pasi hyri në kompleksin e konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll. Ai nihet si kritikues i politikës që udhëheq qeveria aktuale saudite.

Turqia ka ngritur hetime rreth zhdukjes së tij ndërsa një gazetar i agjencisë Reuters mbrëmë raportoi se Khashoggi është vrarë në konsullatë pasi që kaloi disa ditë si i rrëmbyer.

Vëmendjen e gazetarëve para kompleksit të konsullatës sot e tërhoqën 4 automjete luksoze me të cilat mbërritën zyrtarët sauditë.

Gazetarët nga vendi i ngjarjes raportojnë se me këto makina kanë mbërritur policët saudit të cilët kishin mbërritur në Turqi më herët.

Konsullata e Arabisë Saudite në rrjetet sociale ka hedhur poshtë pretendimet e gazetarit të Reuters rreth vrasjes së gazetarit të zhdukur në kompleksin e kosullatës.

Më tej shtohet se delegacioni i sigurisë mbrëmë ka mbërritur nga Arabia Saudite me lejen e institucioneve turke për të marrë pjesë në hetimin e zhdukjes së shtetasit saudit Jamal Khashoggi.

Khashoggi hyri në konsullatë për të marrë dokumentet e kurorëzimit ndërsa e fejuara e tij dje tha se policia turke monitoron me kujdes të gjitha hyrjet dhe daljet nga konsullata që nga momenti i zhdukjes së tij./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi