Raportuesja për Kosovën: Duhet një kushtetutë koherente, shkëmbimi i territoreve me Serbinë, i papranueshëm!

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që dekreti i presidentit Hashim Thaçi për ta mandatuar Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës për postin e kryeministrit, është në përputhje me Kushtetutën, eurodeputetja gjermane dhe raportuesja e grupit parlamentar Të Gjelbërit/ EFA për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel, deklaroi se palët duhet ta zbatojnë atë që të gjitha.

“Kjo është gjëja më e rëndësishme tani dhe nuk ka alternativë. Teksti i kushtetutës për fat të keq lë shumë hapësirë për interpretim dhe kështu e kuptoj se pse shumë njerëz janë të irrituar, por respektimi i shtetit të së drejtës do të thotë gjithashtu që të pranosh vendimin e gjykatës, pavarësisht nëse të pëlqen apo jo”, u shpreh ajo në një intervistë për DW, duke shtuar: “Në zgjedhjet e ardhshme, shpresojmë që të fitojnë partitë që më në fund do t’i mënjanojnë hapësirat për interpretim në kushtetutë, të cilat shfrytëzohet vazhdimisht nga aktorët politikë në Kosovë. Njerëzit kanë të drejtë për një kushtetutë koherente! “.

Por von Cramon-Taubadel shtoi se “ një shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë nuk është një zgjidhje e pranueshme! Madje ajo nuk është asnjë lloj zgjidhjeje. Një gjë e tillë nuk do të zgjidhte asnjë nga problemet ekzistuese, nuk do të sillte më shumë stabilitet dhe nuk do të ishte në interes të shumicës së qytetarëve dhe qytetareve. Madje do të krijonte një precedent shumë të dëmshëm”, deklaroi raportuesja që e cilëson një ide të tilla absolutisht të papranueshme.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

“Superklasikja” latine, sekretet e një finaleje historike

Mungojnë gjithnjë e më pak orë nga “Superklasikja” e shekullit në futbollin e Amerikës Latine, që do të vendosë jo vetëm kush është skuadra...

Fajon: Mosliberalizimi i vizave për Kosovën, padrejtësi e BE-së

Eurodeputetja Tanja Fajon ka thënë se është e papranueshme që Bashkimi Europian të mos ia heqë vizat Kosovës, pavarësisht plotësimit të të gjitha kritereve...

Manchester United largon yjet: Pogba, i pari në listë

Aventurës së dytë të Paul Pogba te Manchester United duket se po i vjen fundi. Tashmë raportet mes mesfushorit francez dhe trajnerit Mourinho janë...

Së fundi

Hoti: Nuk do të hezitoj ta kërkoj. Thaçi: Qytetarët të zbatojnë masat rigorozisht

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të përkeqësimit të situatës me koronavirus. Nga foltorja e Kuvendit, Hoti...

Hajdari paralajmëron krijimin e partisë së re: Shqiptarët duan një alternativë tjetër

Një ditë pas daljes publike të liderit të PD-së Lulzim Basha për listat e hapura, ku sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama, vjen një reagim...

Publikohet tjetër përgjim i Zoran Zaevit, ja çfarë thotë për Ali Ahmetin dhe rastin që po hetohej

Një tjetër përgjim i ashtuquajtur ‘’bombë’’ është publikuar nga mediat në Maqedoninë e Veriut vetëm pak ditë para zgjedhjeve, pikërisht për ish= kryeministrin Zoran...