Raportuesi Sholtes, jep lajm të mirë për liberalizimin e vizave për kosovarët

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian, Igor Sholtes, e quajti të vonshme çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, pasi që tha se është dashur të ndodhë para dy vitesh, krahas Gjeorgjisë dhe Ukrainës.

Ai në një konferencë për media në Prishtinë u shpreh optimist se liberalizimi mund të ndodhë deri në fund të këtij viti.

“Ne të gjithë jemi duke u përpjekur në përmbushjen e kërkesave tuaja deh sa i përket muajve vijues, pritjet janë mjaft të mëdha. Mirëpo, siç e dini kjo nuk varet tërësisht nga Parlamenti Europian.

Ka edhe akterë të tjerë që kanë rol kyç për të luajtur në këtë proces. Mirëpo, sinqerisht shpresoj se rekomandimet nga Komisioni Europian do të jenë pozitive. Kjo do të jetë njëkohësisht një mesazh shumë i rëndësishëm sa i përket Komisionit Europian, për të dhënë dritën e gjelbër për të dhënë dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave dhe sinqerisht shpresoj që do të ndodhë deri kah fundi i këtij viti”, tha ai./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi