RAPORTI/ Ja një fakt: Vendet më pak të zhvilluara, më bujaret për refugjatët

Vendet në zhvillim e sipër, e jo vendet tashmë të zhvilluara, po prijnë në mikpritjen e refugjatëve.

Kjo kategori e shteteve që nuk krahasohet për nga fuqia ekonomike me ato në zhvillim, megjithatë po del më bujare në menaxhimin e krizave të refugjatëve

Ato në gjithsej presin një numër rekord prek më shumë se 7.8 milion refugjatë të zhvendosur nga lufta dhe persekutimi.

Ky raport është nxjerrë nga OKB-ja, më konkretisht nga agjencia e refugjatëve e kësaj organizate.

Sipas po këtij raporti, gjysma e të zhvendosurve nga dhuna janë fëmijët, dhe 2018-ta është viti me prurjen më të lartë në afro 70 vite.

Vendet më bujare për pritjen e refugjatëve nga Venezuela ishin fqinjët si Kolumbia, Peruja dhe Ekuadori ndërsa vendi që më së shumti ndihmoi refugjatët sirian ishte Turqia.

“Është e vërtetë se bazat e organizatave ndërkombëtare të refugjatëve janë në Evropë dhe SHBA, por është po aq e vërtetë se janë pikërisht vendet në zhvillim e sipër ato që marrin rrezikun ekonomik të strehimit të tyre”, thuhet në raport.

Më shumë se dy të tretat e refugjatëve në botë vijnë nga pesë vende: Sirian Afganistani Sudani Jugor, Mianmari dhe Somalia. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi