Raporti i në Kongresin Amerikan: YPG është milici e PKK-së

Një raport i prezantuar në Kongresin Amerikan nga drejtori i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-ve (DNI), Daniel Coats, ka theksuar se YPG është milici e organizatës terroriste PKK në Siri, e cila synon të themelojë “rajon autonom” në këtë vend.

Bëhet fjalë për raportin e titulluar Vlerësimi i Kërcënimeve në Botë nga Komuniteti Amerikan i Inteligjencës, i cili është dorëzuar në Komitetin e Inteligjencës të Senatit.

“YPG, e cila është milici e PKK-së në Siri, synon të themelojë një lloj entitet autonom në rajon, por do të përballet me rezistencën e Turqisë, Rusisë dhe Iranit”, thuhet në një pjesë të raportit që ka të bëjë me Sirinë.

Edhe CIA e kishte quajtur “krah i PKK-së”

Teksa kohëve të fundit janë shfaqur “pranime” të spikatura në lidhje me mbështetjen që SHBA-të ia kanë ofruar organizatës terroriste PYD/PKK, në seksionin e profileve të shteteve në faqen e internetit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) muajin e kaluar PYD/PKK ishte vendosur në mesin e “organizatave terroriste në Siri që burojnë nga jashtë”.

Ndërkaq, thuhej se Salih Muslim është lider i PYD-së, “krahut sirian” të PKK-së.

Gjatë një brifingu për mediat javën e kaluar, zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert, në mënyrë direkte përdori shprehjen “PKK” teksa folte për YPG-në në veri të Sirisë./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi