Ramush Haradinaj bën homazhe pranë shtatores se Zahir Pajaziti

Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj me kabinetin e tij qeveritar bëri homazhe dhe vuri kurora lule pranë shtatores së Zahir Pajazitit në Prishtinë me rastin e 21 vjetorit e rënies së bashku me shokët, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, transmeton Kosova Post.

Me këtë rast Ramush Haradinaj shprehi respekt, nder dhe lavdi për gjithë luftëtaret e Kosovës.

Të tre këta heronj ishin ndër të parët luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për të nderuar jetën dhe vlerat e tre dëshmorëve të lirisë do të bëhen homazhe pranë varreve dhe shtatorëve të tyre.

Po sot në Podujevë mbahet ceremonia e zbulimit të shtatoreve të dëshmorëve Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu, Zahir Pajaziti dhe Ilir Konushevci. Po ashtu në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, mbahet akademi përkujtimore.

Dëshmorët Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, kanë rënë heroikisht më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë, në një pritë të organizuar nga policia dhe njësitë tjera të armikut serb./Kosovapost/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi