Ramos po mendon largimin nga Reali

Sergio Ramos po mendon seriozisht të ardhmen e tij te Real Madrid. Sipas sportives spanjolle “AS”, kapiteni 33-vjeçar ka parë disa situata në klub të cilat nuk i kanë pëlqyer dhe që i kanë sjellë një “konsumim”.

Mendohet se problemi i qendërmbrojtësit është me Presidentin e klubit, Florentino Perez, me të cilin ka pasur një debat të fortë në dhomat e zhveshjes mbrëmjen e 5 marsit, pas eliminimit të Real Madrid nga Ajax, në Champions League.

Kur Presidenti kritikoi ashpër ekipin pas humbjes, Ramos I doli në mbrojtje shokëve të skuadrës. Në këtë moment, Presidenti I tha kapitenit se kishte marrë shumë ditë pushimi.

“Kam dhënë maksimumin për këtë klub dhe për ty, por nëse do, më paguaj dhe unë iki”, është përgjigjur Ramos.

Shokët e tij menduan se me kohën situata do të qetësohej, por marrëdhënia mes kapitenit dhe Presidentit vazhdon e njëjtë dhe praktikisht nuk kanë kontakt me njëri-tjetrin.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Hysaj protagonist me penallti dhe të kuq, Napoli mposht Lacion e Strakoshës

Napoli ka siguruar pjesëmarrjen në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, pasi ka mundur me rezultatin minimal 1-0...

Lajme dt: 1/07/2020

https://youtu.be/zkYsQ8iqe18 DRITA TV LAJME 1 07 2020 EDICIONI 1 Duke filluar nga dita e sotme Maskat mbrojtese do te jene te detyrueshme ne zvicer. Task forca...

Turqia do të lansojë mini-satelitë në vitin 2020

Turqia vitin e ardhshëm do të lansojë dy satelitë, thonë nga kompania turke e mbrojtjes STM. Kompania STM për Teknologji dhe Inxhinieri të Mbrojtjes synon...

Së fundi

Lajme dt: 06/07/2020

https://youtu.be/r_mKEqImrIc DRITA TV LAJME 6 7 2020 EDICIONI 1 Katër ditë pas ngjarjes tragjike, forcat zjarrfikëse janë rikthyer në shtëpinë e familjes Josifi! Trendi i shtuar i...

Përmbytet një varkë në Nigeri, humbin jetën 21 persona

Të paktën 21 persona e kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjes së një varke pasagjerësh në jug të shtetit afrikan Nigeri. Sipas mediave vendase,...

Ushtria gjermane trajnon qentë për identifikimin e të prekurve me COVID-19

Ushtria gjermane trajnon qentë për të identifikuar njerëzit që janë të prekur me koronavirusin e ri (COVID-19). Në një deklaratë nga forcat e armatosura gjermane,...