Ramës s’i del e keqja me Metën: Pjesë e një filmi, me fallxhoren s’merrem

Kryeministri Edi Rama ka qenë në Burrel sot për të vijuar fushatën elektorale pavarësisht vendimit të Kreut të Shtetit për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.

Por përveç se fushatë, kreu i maxhorancës e ka përdorur këtë takim edhe për mesazhe politike pas zhvillimeve të fundit.

Përgjimet dhe vendimin e Presidentit Ilir Meta, Rama e cilësoi pjesë të një filmi, por ndërsa turma i ka kujtuar kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, kreu i qeverisë tha se nuk merret me ‘fallxhoren’. Në habi, disa herë Rama përsëriti “presidenti i Republikës, presidenti i gjithë shqiptarëve”.

Po kështu kryeministri i ka kujtuar opozitës Gërdecin dhe ka folur për kandidatin për bashkinë e Burrelit, i cilësuar si komandant i grupit të zjarrit më 21 janar.

PJESË NGA FJALA E RAMËS
Për Agronin thuhet vazhdimisht komandant i gr të zjarri, 21 janar etj etj. Agroni është provuar dhe jo vetëm Agroni por gjithë grupi i tij s’ishte grup zjarri dhe është provuar se arma e tij dhe e gjithë atyre që ishte në komandë nuk është nxjerrë asnjë plumb. nuk e kam provuar unë, s’e ka provuar PS por hetimi i prokurorisë në kohën e atyre. Nëse është këtu sot me ne, është pikërisht se jo vetëm refuzoi urdhrat dhe nuk mori pjesë në atë masakër por përkundrazi që në krye të herës u distancuar nga ajo masakër.

Nuk thotë kot populli, kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, e vërteta nuk ka ngritur akoma pantallona. Mileti sharrohet në rrena sot nëpër kanale, portale.

Në fund ajo që mbetet është puna, është çfarë bën dhe si e bën. ne nuk i kemi bërë të gjithë gjërat si duhen, kemi bërë gabime, nuk ka qenë rruga e qeverisë ku në çdo hap kemi bërë gjënë e duhur se qeverisja nuk është një shëtitje në Bulevard por është të ngjitesh me shumë vështirësi drejt një maje dhe kur ngjitet drejt një maje edhe rrëshqet, edhe bie, e ringrihesh, e vazhdon ecën, diku rruga është me qartë, diku jo. Por një gjë është e sigurt, ne nuk jemi njësoj, jemi ndryshe. Tjetër është të bësh gabim duke u munduar të bësh punën, tjetër ta bësh me qëllim.
Tjetër gjë është të ndodhë diçka që është e pakëndshme, diçka që është për t’u kritikuar, diçka që është për t’u mërzitur por ti je nisur për të bërë një punë dhe tjetër është që ti të përdorësh pushtetin, të përdorësh firmën duke e ditur që në fillim që ti po ia hedh popullit tënd, që ti po grabit vendin tënd, që ti po cenon njerëzit e tu.

Tjetër është të ndërtosh një rrugë dhe të dështosh me një projekt sepse do ta ndërtosh dhe tjetër është që një fabrikë ta kthesh në vend për të çmontuar armë dhe trafikuar armë me fëmijë të skllavëruar dhe pastaj ta hedhësh në erë dhe të vrasësh 26 vetë dhe të plagosësh qindra të tjerë dhe të shkatërrosh një fshat. Janë dy gjëra komplet të ndryshme. E pra ky është dhe dallimi që bën që ne nuk jemi më të mirët e mundshëm të kësaj bote, por më të mirë se ne as ka pasur, as ka dhe as ka për të pasur.

Ne jemi punëtorë që bëjmë edhe gabime dhe jemi njerëz të aftë në drejtim. Ata janë të paaftë por janë dhe dembelë të mëdhenj, që përtojnë edhe të mendojnë dhe që përsërisin si pllakë gramafoni po ato muhabete, sharje e shpifje.

Pastaj e keni parë kush ia bën Shqipërisë atë që i bëjnë këta, që marrin baltën e prodhuar prej tyre dhe e shpërndajnë nëpër botë. Përgjimet, përgjimet, përgjimet, cilat përgjime, çfarë? Pse nuk u hetuan ato përgjime, pse nuk u ndëshkuan njerëzit për ato përgjime, pse ato përgjime u mbajtën mbyllur dhe pse nuk shkuan në gjykatë për të marrë nën akuzë të gjitha ata të cilët nga hetimet dilnin fajtorë por shkuan tek partia. Shkuan tek partia për të dalë në konferencë shtypi, pastaj për t’u shfaqur në Gjermani me demek Gjermania e zbuloi që këtu qenka…cila Gjermani? E gjitha kjo është pjesë e një filmi që ka filluar dhe po vazhdon dhe dje ju patë një episod filmi tek akti që bëri ai që është President i Republikës. President i Republikës, president i gjithë shqiptarëve. Nuk merremi tani me këtë pjesë, më fal.

Këto të tjerat ju i dini vetë. Mua me fallxhoren mos më ngatërroni të lutem. Mos më ngatërroni me fallxhoren se asaj i ka dalë në filxhan është një E që po shkon poshtë dhe është një L që po ngrihet lartë. Por është edhe një S që i lidh bashkë edhe L-në edhe I-në edhe M-në dhe pastaj tek M-ja vazhdoni vetë fjalën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi