Rama zbulon çfarë u diskutua në Kryesi: Ja gjëja më e rëndësishme

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar çfarë është diskutuar në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste, të mbledhur mëngjesin e sotëm.

Rama tha para gazetarëve se në mbledhjen e Kryesisë është diskutuar mbi gjithë pasqyrën e 30 qershorit.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë deklaroi se gjëja më e rëndësishme në këtë mbledhje ishte hapja e një diskutimi për ta çuar në një nivel tjetër organizimin tërësor të PS.

“Nuk kisha ndërmend të flisja, por meqe ishit këtu në diell më thoni. Sot kemi bërë një diskutim mbi gjithë pasqyrën e 30 Qershorit.

Kemi parë me kujdes cdo qark, cdo bashki, kemi diskutuar po ashtu për mbledhjen e asamblesë kombëtare ku sigurisht do të flasim për cka është bërë dhe atë që do të bëjmë në vijim pas pushimeve dhe gjëja më e rëndësishme është që kemi hapur një diskutim për ta cuar në një nivel tjetër organizimin e PS-së në funksion të marrëdhënieve më të afërta, më të hapura dhe më efektive me cdo komunitet në funksion të harmonizimit të linjës sonë politike me mirëfunksionimin e bashkive dhe padiskutim në funskion të një qëndrimi të qartë që e kemi mbajtur edhe gjatë fushatës në cdo bashki që deri dje është qeverisur nga e djathta për të ndërtuar një proces solid në raport me administratën për të mos shfaqur asnjë tendencë tradicionale prej pushtuesish në këto bashki për të respektuar të gjithë ata që sot punojnë në këto bashki, për të mos prekur asnjë grua apo vajzë në radhë të parë që figuron në administratën bashkiake dhe për të pasur transparencë për të gjitha lëvizjet që mund të jenë të nevojshme. Jo në funskion të diskriminimit politik apo larg qoftë pastrimit politik por meritës”, tha Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi